Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kapen mat, krah njëri-tjetrit në publik (FOTO)

Prej disa kohësh, aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj është në qendër të mediave rozë. Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Aleksi, ajo u përfol se kishte nisur një histori të re dashurie.

Në shumë lajme u tha se bëhet fjalë për ish-deputetin Mark Frroku. Mirëpo, Rudina nuk e konfirmoi asnjëherë këtë histori.

Pak javë më parë, aktorja hapi restorantin e saj dhe gjatë inaugurimit të tij falenderoi dhe Frrokun, duke shuar kështu zërat një herë e mirë.

Së fundmi, ‘Panorama Plus’ ka siguruar disa foto të çiftit, teksa shfaqen të ulur pranë njëri-tjetrit në restorantin e Rudinës.

Kujtojmë që kjo e fundit nga martesa e parë ka një vajzë, të pagëzuar me emrin Viktoria, ndërsa ish-deputeti është i ve. Pas ndarjes nga jeta të ish-bashkëshortes, Frroku mbeti vetëm me fëmijët./Panorama Plus

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.