Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Nga Milano te "Beauty" në "E Diell", rrëfehet Dritan Doçi

Dritan Doçi, nga Elbasani, është një prej konkurrentëve të sfidës së bukurisë në Top Channel që transmetohet gjatë emisionit "E Diell".

Pas 8 vitesh eksperiencë në Milano të Italisë, ai u rikthye në vendlindje duke hapur një sallon dhe vitet e fundit punon në një prej zonave më të frekuentuara në Tiranë, tek ish-blloku.

"Që kur kam emigruar, e kam menduar gjithmonë kthimin në vendin ku kam lindur, jam rritur dhe kisha lene zemrën! Gjithashtu, nuk me ka munguar dëshira për të sjellë më të mirën nga vendi ku jam formuar dhe perfeksionuar profesionalisht", shprehet ai gjatë intervistës me Gazetën Shqip.

I pyetur se çfarë e shtyu të bëhej pjesë e rubrikës 'Beauty' ai shprehet se :U shtyva nga dëshira për të provuar një eksperiencë të re, për të qenë në sfidë me të tjerë, për të bërë gjëra të bukura! Për më tepër, është kënaqësi të japësh e të marrësh më të bukurën nga 'Beauty'!

Intervista e plotë

Si nisi karriera juaj si parukier?

Nisi thjesht rastësisht në parukierinë ku shkoja e bëja flokët. Atje mora frymëzimin për të qenë një figure krijuese, ku mund te shprehja shijen time për të bukurën dhe për të qenë një pikë referimi persa i përket stilit të çdo klienteje!

Kur jeni prezantuar te rubrika “Sfida e bukurisë” keni thënë se keni jetuar në Itali. Keni punuar edhe atje parukier?

Kam jetuar ne Itali për një periudhë të gjatë dhe atje kam bërë një shkollë profesionale 2 vjeçare, si edhe trajnime të vazhdueshme, me specializim kolorometrinë, mbi teknikat dhe trendet e fundit. Po ashtu e kam ushtruar këtë profesion per 8 vite në Milano dhe më vonë e kam vazhduar në Shqipëri që nga 2014 e deri më sot, në fillim ne qytetin tim të vendlindjes Elbasanin dhe prej 3 vitesh në Tiranë në zonën e ish bllokut!

Pse vendosët që të riktheheshit në Shqipëri?

Që kur kam emigruar, e kam menduar gjithmonë kthimin në vendin ku kam lindur, jam rritur dhe kisha lene zemrën! Gjithashtu, nuk me ka munguar dëshira për të sjellë më të mirën nga vendi ku jam formuar dhe perfeksionuar profesionalisht.

Çfarë ju shtyu që të bëheshit pjesë e rubrikës “Sfida e bukurisë”?

U shtyva nga dëshira për të provuar një eksperiencë të re, për të qenë në sfidë me të tjerë, për të bërë gjëra të bukura! Për më tepër, është kënaqësi të japësh e të marrësh më të bukurën nga 'Beauty'!

Keni mësuar gjëra të reja gjatë kësaj periudhe?

Kam mësuar se sado që jemi pjese e 'Beauty', përsëri ka një anë të errët. Këtë e them në sintezë për punën time. Sado e pëlqyeshme që mund të jetë, do ketë kundërshtime nga persona qe përpiqen të sulmojnë personin përmes punës!

Kush ju duket konkurrenti më i fortë aty?

Nuk e them për t'u treguar subjektiv apo egoist, por vetja ime! Jam gjithmonë në kërkim te perfeksionit te vetja!

Keni krijuar miqësi me konkurrentët e tjerë?

Nëse mund të quhet miqësi, në rrethana të tilla, po.

Me cilët nga konkurrentët ju pëlqen te punoni te “Sfida e bukurisë”?

Me Lidonën më ka rënë rasti të bashkëpunojmë 2 herë dhe jemi gjendur shumë mirë!

Cila nga sfidat ka qenë më e bukura? Po më e vështira?

Sfida me bojrat Elgon ku une bëra një shatush ngjyre portokalli të ndezur! Të gjitha kanë qenë të vështira për shkak të tensionit që është krijuar midis konkurrentëve dhe kjo gjë ka influencuar mjaftueshëm në rezultatin final që është arritur me shumë vështirsi!

Ju është shtuar klientela që kur dolët në ekranin e Top Channel?

Jo pasi emri i sallonit që kam nuk korrespondon me emrin tim dhe kur thua "Diverso" njohin sallonin po jo Tanin si person, kur thua "Tani i Beauty" njohin personin po jo sallonin qe kam!

Klientela ime është krijuar në sajë të punës sime të përditshme. Gjatë kësaj kohe, kam marre inkurajimin dhe përkrahjen e të gjithëve atyre që besojnë e që më mbështesin në punën time e në këtë rrugëtim të bukur dhe unik me emrin 'Beauty' dhe për këtë i falenderoj publikisht!

[gallery ids="940143,940144,940145"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore