Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Arti

 “Music for Albania” koncerti i veçantë në Sydney të Australisë

Mbrëmjen e së hënës në skenën australiane, ky koncert ka si synim mbledhjen e fondeve për t?i qëndruar sa më pranë familjeve, që humbën të afërmit e tyre dhe gjithashtu të gjithë atyre, që u prekën nga tërmeti. Artisti shqiptar Ilir Kodhima shprehet se dhe pse në një periudhë aspak përshtatshme, ku Sydney-n e ka pushtuar tymi i ardhur prej zjarreve, artistët vendas janë munduar të qëndrojnë sa më afër popullit shqiptar, duke u dedikuar atyre një koncert.

"Ky koncert organizohet nga kompania muzikore "Hammerings Records", me drejtues kompozitorin Alan Holley. Kujtojmë që "Hammerings Records" ka qenë i pranishëm dhe mbështetës në "International Albanian Brass Festival", duke mbështetur artistë të huaj për të mbajtur koncerte dhe mësime falas në Shqipëri, gjithashtu duke mbështetur kompozitorët vendas në krijimtarinë e tyre, apo duke promovuar muzikën Shqiptare në dhjetëra koncerte në Australi", pohon artisti Kodhima.

Në këtë mbrëmje do të luhen vepra nga kompozitorë shqiptarë, australian apo edhe ndërkombëtarë si Enis Mullaj, Ergis Spahiu, Kris Sopiqoti, Wolfgag A. Mozart, Robert Schumann, Andrian Pertout dhe Alan Holley.

Artistët pjesëmarrës në këtë koncert do të jenë Diane Berger- solo flautist pikoliste pranë "Opera Australia Orchestra" për më shumë se 30 vjet, Richard Rourke- klarinetist pranë "Opera Australia Orchestra" dhe gjithashtu solist mjaft aktiv në skenat e Sydney-it. Greg van der Strulk- solo trombon pranë "Opera Australia Orchestra", ai konsiderohet një legjendë duke luajtur më shumë se 50 vepra premierë, Sumiko Yamamura- pianiste e njohur për aftësinë e saj si bashkëpunuese më shumë artistë solistë dhe gjithashtu njohëse shumë e mirë e periudhave të ndryshme muzikore. Ian Sykes ? solist dhe krijues dhe performues i "Sirius Chamber Ensemble" Harrie Chanon- artiste free lance, e cila si pjesë të mbrojtjes së doktoraturës, po performon në shumë koncerte në Sydney dhe Melburne.

Sipas artistit shqiptar Ilir Kodhima, komuniteti shqiptar në Australi është me rëndësi në këtë koncert. "Urojmë që komuniteti shqiptar në Sydney edhe pse i paktë në numër, të jetë një faktor i rëndësishëm në këtë koncert", shprehet artisti Kodhima. /sotnews/ KultPlus.com

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore