Kukësi merr tre pikë me dy penallti, Vllaznia i “bën gjëmën” korçarëve

Kukësi nuk e shpërdoron mundësinë për të marrë kreun e renditjes. Nënkampionët në fuqi të Superiores fituan thellë 4-0 në “Elbasan Arena” përballë Teutës e tashmë kanë krijuar një epërsi prej dy pikësh me Laçin e Partizanin, që janë ndjekësit më të afërt.

Teuta tentoi të luante si e barabartë përballë verilindorëve, madje pati një mundësi të artë me Lorenco Vilën në minutën e 17-të, por gjuajtja e tij u kontrollua nga Xhika. Nga porta e Kukësit, rreziku 5 minuta më vonë kaloi te zona e Tuetës, por finalizimi i Kristal Abazajt u ndal nga shtylla.

Në minutën e 36-të, kryesori Xhaja bën me shenjë për 11-metërsh në favor të Kukësit, për prekje të topit më dorë nga Rustem Hoxha, me gjithë protestat e durrsakëve. Nga pika e bardhë nuk gabon Vasil Shkurtaj 1-0.

Tjetër 11-metërsh për skuadrën e Kukësit, sërish për prekje të topit me dorë brenda zonës nga Rustem Hoxha, që ndëshkohet me kartonin e kuq. Ashtu si në pjesën e parë, penalltinë e shndërron në gol Vasil Shkurtaj.

Me Teutën në inferioritet numerik, ndeshja nuk kishte më histori, në kohën shtesë Et’hemi realizoi golin e katërt pas 11-metërshit të tretë të dhënë në favor të Kukësit, 4-1.

Fitore shumë e rëndësishme e Vllaznisë, në transfertë me Skënderbeut, me një supergol të Ndriçim Shtubinës me roveshatë në minutën e 66-të, duke mos u dhënë asnjë mundësi reagimi Koliçit. Vazhdon momenti “jo” i Skënderbeut, që me këtë ritëm shumë shpejt mund të kthehet pretendent për të rënë direkt nga kategoria.

Korçarët patën një mundësi të mirë në minutën e 8-të, kur Sherri i mohoi golin Bregut. Në të 30-ën Koliçit i erdhi në ndihmë shtylla pas goditjes së Markut, me pjesën e parë që u mbyll pa gola.

Çfarë humbet Gligorov për Vllazninë në minutën e 56-të, megjithatë goli që do të vendoste sfidën nuk vonoi shumë, me Shtubinën që kreu një gjest të mrekullueshëm, duke e dërguar me roveshatë top në rrjetë, 0-1. Edhe pse shkodranët luajtën nga minuta e 82-të me një lojtar më pak (Ëalusimbi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë), Skënderbeu nuk arriti ta shmangte humbjen, që ishte e shtata sezonale.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.