Furtunë edhe tek Teuta, pas humbjes me Kukësin shkarkohet trajneri Bledi Shkëmbi

Humbja ndaj Kukësit me rezultatin 4-0 ka rezultuar fatale për trajnerin e Teutës, Bledi Shkëmbi. Korçari nuk do të jetë më në stolin e “Djemve të Detit”.

Lajmi konfirmohet nga vetë klubi durrsak nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se palët kanë shkëputur marrëveshjen me trajnerin Shkëmbi, duke e falenderuar për kontributin e dhënë.

Kujtojmë që 40-vjeçari ishte pjesë e Teutës prej 2 sezonesh. “Djemtë e Detit” në 15 javët e para të kampionatit arritën të siguronin vetëm 22 pikë, duke u renditur momentalisht në venind e 7-të.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Bledi Shkëmbi nuk do të jetë më trajner i Teutës. Klubi i futbollit Teuta njofton se ka shkëputur marrëveshjen me tranjerin Bledi Shkëmbi. Falenderojmë tranjerin në fjalë për kontributin e dhënë gjatë kohës që ishte pjesë e jona. Ne i urojmë Shkëmbit suksese në jetë dhe në karrierë. ©KF Teuta!

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.