Rrahën policin, arrestohen 2 të rinj në Tropojë

Dy të rinj janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Raportohet se arrestimi i dy 21-vjeçarve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Njoftim i policisë
Kundërshtojnë me dhunë punonjësin e Policisë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. O., 21 vjeç, banues në Bajram Curri.

– M. N., 21 vjeç, banues në fshatin Lekurtaj, Tropojë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, gjatë kohës që janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Tropojë pas përfshirjes në një konflikt me disa persona të tjerë, kanë kundërshtuar me dhunë punonjësin e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.