“Ngrohtësi që vjen nga sytë e saj…”, atmosferë festash në shtëpinë e Gencit dhe Enit (FOTO)

Ata janë një ndër çiftet më të njohura dhe më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Është fjala për dy këngëtarët e njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, të cilët publikoujnë rrallë foto me njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Por kur vendosin që të ndajnë me fansat e tyre foto bashkë, sigurohen që të jenë të veçanta. E kështu kanë bërë edhe së fundmi, teksa kanë postuar një imazh për festat e fundvitit.

Genci ka postuar një foto të ëmbël të tyre, ku bashkëngjitur me të shkruan se jashtë ka ngricë kudo, por ai e gjen ngrohtësinë në sytë e Enit. Në foton e publikuar në “Instagram”, ata shfaqen në shtëpinë e tyre, e cila shihet se është zbukuruar me rastin e festave dhe dyshja qëndrojnë të ulur pranë njëri-tjetrit.

Shtëpia duket vërtetë e ngrohtë dhe në një cep dallon pema të cilën e kanë rregulluar me zbukurime nga më të ndryshmet. “Jashte dritareve bore e bardhe…Mbrenda ngrohtesi qe vjen nga syte e saj…Gjysma ime me e mire”, ka shkruar Genci krahas fotos.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.