Kush i helmoi? Ja çfarë dyshon policia për çiftin në Librazhd, pista e hetimit (Fotot)

Detaje të reja kanë dalë nga helmimi i çiftit të dy të rinjve në Librazhd. Burime nga policia bëjnë me dije se një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Ndërkohë policia po merr në pyetje persona të ndryshëm, familjarë e të afërm të çiftit për të nxjerrë detaje të reja nga kjo ngjarje e rëndë.Policia ka ngritur dyshime të tjera edhe pas ekspertizë mjekësore, pasi dy të rinjve u vinte aroma e fotoksinës. Megjithatë në ambientin ku ata u gjendën nuk ka patur asnjë ambalazh të kësaj lënde helmuese.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut sasi e fotoksinës në trupin e burrit dhe të vajzës e cila ndërroi jetë, është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë futur në ushqim ose në pije, dhe duhen disa orë nga konsumimi që era e fotoksinës të dale si aromë pasi është tretur në organizëm, lëng, apo ushqimin në të cilën është tretur. Konkretisht në morgun e spitalit aroma e fortë e fotoksinës i ka ardhur vajzës, ndërsa në momentin e parë mjekët ishin të paqartë se si ishin helmuar.

Ndërkohë mjekët shpjegojnë se kur fotoksina pihet pa shoqërues era e saj nuhatet menjëherë kur ajo përdoret me diçka tjetër si pije apo ushqim era e saj del pas disa orësh, kjo është indicija që shtyn policinë të hetojë në këtë drejtim pasi nga të gjitha dëshmitë, çifti nuk kishte pasur asnjë konflikt me njëri tjetrin. /shqiptarja

 

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.