Brenda dhomës ku u helmua çifti në Librazhd/ Paja ende e pahapur, në oborr…(Fotot)

Martesa që u kthye në tragjedi/ Nuk kishin hequr ende dekorin e dasmës, shtëpia e çiftit në Librazhd hap dyert e mortit. Ja dhoma ku u gjetën të rinjtë.

Një shtëpi e vogël një katëshe, e lyer me të gjelbër, ngjyrën e shpresës një çati të vjetër, ca rroba të nderura në tel e akoma të hapura zbukurimet e dasmës.

Kjo është shtëpia e familjes Hajdari në Librazhd që do të përcjellë në banesën e fundit nusen e re, Rezartën që s’mundi ta jetonte rininë e dashurinë e saj. Disa shiritë të kuq e të bardhë për të treguar se vetëm pak ditë më parë aty këndohej e kërcehej, martohej djali i shtëpisë.

Krevati ku u gjetën dy të rinjtë ka sipër mbulesën e bardhë të mbledhur ashtu rrëmujshëm. Paja e Rezartës pret ende në raft, e pahapur akoma, por askush tashmë nuk e prek dot me dorë. Çarçafët nuk do të shtrohen më mbi krevatin bashkëshortor e fustanet e nusërisë do të vjetërohen pa i veshur një nuse e re.

Pak ditë pas dasmës që mblodhi gjithë fshatin për t’i gëzuar çiftit të ri, një vajzë e re do të përcillet në banesën e fundit, tashmë në një arkëmort. Askush nuk e di ende çfarë ndodhi me çiftin e ri që u gjetën në mëngjes pa ndjenja, Rezarta e pajetë e Olsiani në gjendje të rëndë. 26-vjeçari ndodhet ende nën kujdes intensiv në monitorimin e mjekëve. Dyshohet se ata u vetëhelmuan, gjithsesi do jetë policia ajo që do sqarojë arsyet e kësaj tragjedie./GSH

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.