Tërmeti dhe përmbytjet, 4.4 milionë euro borxh për 2900 familje të prekura (DOKUMENTE)

Shteti shqiptar u detyrohet të paktën 4.4 milionë euro më shumë se 2900 familjeve të prekura nga fatkqësitë natyrore dy vitet e fundit. Nga fondi rezervë përgjatë 2017-2019 janë dhënë para për fatkeqësitë natyrore të shteteve fqinje dhe jo vetëm, por ende jo për të prekurit në Shqipëri.

Që nga viti 2017 deri në 2019 shteti shqiptar sipas dokumenteve zyrtare u ka borxh qytetarëve të prekur nga fatkeqësitë natyrore së paku 4.4 milionë euro. Të prekurit kryesisht nga përmbytjet apo tërmeti ende nuk kanë marrë paratë që u takojnë.

Emergjencat Civile konfirmojnë se shteti shqiptar vetëm për këto dy vitet e fundit u ka një detyrim prej mbi 546 milionë lekë personave të prekur nga fatkeqësitë natyrore ose rreth 4,4 milionë euro.

Sipas Emergjencave Civile, e cila me një ligj të Parlamentit në korrik të vitit 2019, nuk është më thjesht një drejtori në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, por Agjenci e Mbrojtjes Civile thanë se gjatë vitit 2017 e më parë ndaj 521 familjeve të dëmtuara nga fatkeqësi të ndryshme natyrore, në vlerën 176 milionë e 550 milionë lekë.

Emergjencat shtuan se numrin më të madh të familjeve ndaj të cilave kanë detyrim me vlerën financiare më të madhe e përbëjnë ato të Bashkisë Krujë, të cilat janë përmbytur në dhjetor 2017, si rezultat i daljes nga shtrati të lumit Zezë.

Edhe sipas raportit të Performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2018 konfirmohet se janë konstatuar parregullsi në shpërndarjen e fondeve si dhe mungesë informacioni për shumat financiare të shpërndara familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore.

Janë konstatuar po ashtu planifikime jo të drejta që kanë çuar në vonesa mbi 2 vite në ekzekutimin e vendimeve për dhënien e ndihmave. “Situatat e emergjencave civile në vendin tonë menaxhohen në mënyrë paradoksale”, shkruante KLSH në raport.

Fondi rezervë është një shumë e caktuar parash që planifikohet nga buxheti i shtetit për t’u përdorur nga Këshilli i Ministrave për nevoja të ndryshme.

Ajo që bie në sy, paradoksalisht është se Shqipëria ka dhënë në disa raste ndihmë në vlerë monetare  nga fondi rezervë brenda një kohe të shkurtër për vendet fqinje apo shtete të tjera që kanë përjetuar fatkeqësi natyrore, ndërkohë që  qytetarët shqiptarë ende nuk kanë marrë dëmshpërblimin që u takon, në disa raste edhe prej vitesh.

Sipas raportit të vitit 2015 për Rreziqet Botërore, i Universitetit për Mjedis dhe Siguri të Njerëzve i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNU-EHS), Shqipëria, Holanda, Greqia dhe Turqia janë vendet e Europës me probabilitet më të lartë për fatkeqësi natyrore.

Raporti përfshin të dhëna për 173 shtete të botës në bazë të probabilitetit për përjetim të fenomeneve si tërmetet, stuhitë, përmbytjet, thatësirat dhe ngritjet e nivelit të detit.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.