Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Raporti britanik për mafiozët shqiptarë të Amerikës Latine, ja skema si u zbuluan (FOTO)

Trafikantët shqiptarë që kanë linjat e tyre të trafikut të kokainës nga Amerika Latine kanë zgjedhur një destinacion të ri për shitje me shumicë. Nëse Shqipëria, Italia, apo Greqia janë vende që kanë linjat e tyre të drogës, "kapot" shqiptarë kanë zgjedhur Britaninë për të vepruar, duke u konsideruar sot si grupe që kontrollojnë sot tregun e kokainës së pastër pasi e sigurojnë atë në burim.

Kjo është thelbi i një hetimi operativ të kryer nga policia shqiptare dhe ajo britanike. Kjo e fundit i ka paraqitur policisë shqiptare të dhëna të shumta për persona të implikuar, për të cilët kërkohen edhe lidhjet e tyre me eksponentë të krimit në Shqipëri.

Krimi i organizuar ka filluar një fushatë, një trend për të sjellë shqiptarë duke ua paguar krimi i organizuar koston. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se këta këta djem të rinj merren ose me shpërndarjen e kokainës në Londër, ose me kullat e barit (bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit nëpër shtëpi të marra me qira të cilat i modifikojnë) dhe ky është një nga fenomenet më masive.

Nëse para një viti ishte shpërndarja e kokainës, e cila vazhdon ende, sot trendi i fundit është pikërisht kultivimi i kanabisit në Britani dhe pikërisht në ambientet e marra me qera, në ndërtesa të vjetra, të cilat shqiptarët i rregullojnë në mënyrat më të ndryshme, me ndriçim me letër, me ngrohje etj".

Dhe protagonistë janë të rinjtë, që kanë mbërritur me çdo rrugë të mundshme në Angli, edhe pse asnjë prej tyre nuk ka asnjë shans të marrë azil, sepse është bërë shumë e vështirë kjo kryesisht për shqiptarët.

Në Britani ka edhe një ligj të veçantë që i favorizon të rinjtë. Bëhet fjalë për të rinj, që janë më së shumti fëmijë 13-14 vjeç. Deri në moshën 18-vjeç shteti është i detyruar me ligj t?i mbajë. Në momentin që bëjnë 18-vjeç duke kaluar nëpër procese gjyqësore është e sigurt që nuk e fitojnë statusin e azilit dhe çfarë ndodh?

Këta janë një kontigjent që kalojnë të gjithë në të zezë dhe shndërrohen në kontigjent krimi dhe krimi i organizuar i pikas këta dhe në forma të ndryshme i fut në këtë rrugë dhe të ardhurat janë shumë të mëdha.

Ndërkohë ka një trend edhe më të fundit ato që quhen në Londër dhe po përhapen në të gjithë Britaninë e madhe. Janë linjat e shpërndarjes së drogës, kryesisht të personave të varur nga kokainë. Shqiptarët e këtyre moshave punojnë si dispeçer, pra ta sjellin në shtëpi - thuhet në raportin britanik të mbërritur pak ditë më parë në zyrat qëndrore të Policisë shqiptare.

Agjensia e luftës kundër krimit në Britani ka një departament më vete që merret me krimin e organizuar shqiptar. Shqiptarët sjellin kokainë me një pastërti shumë të lartë dhe kjo i shmang rivalët e tyre siç kanë qenë rumunët apo ata nga vendet e karaibeve. Këta shkojnë i marrin direkt në Amerikën Latine dhe pastaj i sjellin aty, ndaj janë më të fortët aktualisht në këtë vend.

[gallery ids="815303,815304,815305,815306,815328,815329,815330,815331,815332"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore