Pas takimit me Ronaldon, Rama zbulon surprizat e tjera për Aurelin që u hodh nga kati i tretë

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Kamëz – Në shtëpinë e njërit prej ëngjëjve që fluturuan nga dritaret për t'i thënë JO vdekjes, Aurelit, mikut të vogël të Cristiano Ronaldos, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur❤️😇💪https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Jeudi 12 décembre 2019

Kryeministri Edi Rama ishte sot për vizitë në shtëpinë e re të Aurelit, 8 vjeçarit që u hodh nga kati i tretë, për t’i shpëtuar tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë takimit nuk munguan batutat. Rama i tha Aurelit që tani është i famshëm, pas takimit me Kristiano Ronaldon.

Pasi biseduan, ata provuan edhe një mundje dore me njëri tjetrin.

“Është i fortë, si një Bashkim Fino i vogël me gjithë këtë bark, por këtë se mund dot. Finon e mund, por këtë jo. Është i fortë shumë, por bëhet dhe më i fortë, vetëm duhet të bëj stërvitje”, u shpreh kreu i qeverisë.

Kryeministri i premtoi vogëlushit se të hënën do shkonin bashkë në shkollë.

Edi Rama: Ku je Cristiano ku je? Ku je mor i madh, si të kam, cfarë ke bërë?
Aureli: Mirë
Edi Rama: Mirë shtëpia…
Babai: Dhomën se ka parë se po të priste ty ta shikonit bashkë
Edi Rama: Do ta shikojmë bashkë, çelësin ta mbash vetë
Aureli hap derën, posteri i Ronaldos në mur
Edi Rama: 
Si të duket, shtrihu njëherë në krevat, ti shtrirë ai luan për ty. Do të sjellim edhe një kompjuter edhe një tavolinë të bësh detyrat e shtëpisë. Do të sjellim edhe bluzën origjinale do ta vesh aty. Do të vendosim tavolinën e mësimit aty dhe kur të kesh ndonjë problem për të zgjidhur të shikosh atë (Ronaldon). Do të bëjmë edhe një bibliotekë që të vendosësh libra, se Facebook jo. Kemi edhe ca surpriza, por ata do i sjellë babagjyshi i Vitit të ri, por ti duhet bësh një listë dhe t’ia dërgosh. Se mos të sjellë ndonjë gjë gabim, ndonjë bluzë të Interit se nuk kemi se cfarë e duam. Alesion e kemi me Milanin. Do të sjellë edhe xhupin e Juves.

Kjo është një histori që….Lëngun (në tavolinë) e ka sjellë Lali Eri, se ai i sjell edhe i pi vetë, por meqë nuk ka ardhur e pimë ne vetë. Gëzur dhe qofshin të gjitha me kaq dhe ta keni me shëndet me jetë këtë Ronaldon e vogël dhe për cfarë do lloj nevoje ne jemi në dispozicion për cfarë do që keni nevojë. Pastaj do të flasim pak për shkollën e tij. Po cfarë ke bërë këto ditë? Të kanë parë gjithë bota, gjithë ata njerëz me Cristianon atje.

Ka dalë gjithë andej deri në Australi. Tani i famshëm u bë prej Ronaldos, tani do të mësojë, do të studiojë, do të stërvitet që kur të bëhet i madh të bëhet i famshëm nga vetja e vet, që të vijnë kalamajtë të bëjnë fotografi me këtë.  Ky është si Bashkim i vogël (Fino), por këtë nuk e mund dot. Është i fortë, imagjino sikur të bësh stërvitje si bëhesh ti, por duhet të stërvitesh. Duhet të mësosh që të mos kapësh asnjëherë në gabim dhe kur të marrësh një vendim të thuash, tani do të bëj këtë apo atë?  Para vitit të ri do të shihemi prapë, se kemi disa gjëra për të parë. Ditën e parë të shkollës, do ta çoj unë. Unë zgjohem herët dhe po të pres poshtë.

Aureli: Unë në orën 05:00 zgjohem
Edi Rama: Dmth po të vij në orën 06:00 të takoj, vij unë pimë një kafe poshtë, jemi në rregull. Të hënën do të vij unë të shkojmë bashkë në shkollë. Nuk ka vonesa në shkollë. Ne bashkë do të takohemi në 07:30 dhe në 8 pa 5 do të jemi te dera e shkollës, në rregull mos të kemi llafe se do të vij të zgjoj me kështu…

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.