Macron ka mbetur vetëm: A mos e rëndoi ca si shumë dorën presidenti francez?!

Nga Slawomir Sierakowski

Emmanuel Macron ka kultivuar imazhin e një kampioni të BE-së në kohën e ringjalljes së populizmit. Por përpjekjet e tij të fundit diplomatike rrezikojnë të ndezin zemërimin e Gjermanisë dhe aktorëve të tjerë kryesorë të BE-së.

Ti mund të jesh i talentuar, i pashëm, i zoti me retorikat dhe i mbushur me guxim politik, e prapë, në fund, të vuash për këtë. Në planin afatgjatë, maturia dhe vetëpërmbajtja janë përbërës thelbësorë të një udhëheqjeje të suksesshme, dhe pikërisht këto dy cilësi, deri tani, Presidenti francez Emmanuel Macron duket se i mungojnë.

Macron dëshiron të udhëheqë Bashkimin Europian në Shekullin XXI. Por ai do t`ia dalë vetëm nëse nuk shkon shumë larg. Nëse e rëndon shumë dorën, do t`I hapë vetes telashe me disa liderë të rëndësishëm politikë. Kjo mund të ndodhë sa herë që Gjermania kapërcen ngërçet e brendshme politike, apo nëse vendet e tjera anëtare vendosin të krijojnë një koalicion kundër Francës.

Ose edhe nëse Macron acaron shumë lojtarë kryesorë brenda bllokut. Sa më të mëdha ambiciet e tij, aq më i madh është rreziku për të ardhmen e tij politike. Politikisht, Macron është një kontradiktë: ky njeri, një antipopulist i zëshëm që përdor mjete populiste, i është larguar partive tradicionale politike dhe ka bërë thirrje që politikanët të zëvendësohen nga njerëz të thjeshtë. Për këtë arsye dhe këmbëngul se “La République En Marche” nuk është në të vërtetë sipas tij një parti politike, ndërsa thotë se vetë, nuk është as i majtë e as i djathtë.

Dallimi kryesor është se programi i tij nuk është nacionalist, por pro-europian, pothuajse kozmopolit, dhe se ai kundërshton populistët e tjerë. Por qëndrimi i tij pro-europian shkon vetëm deri në atë pikë që e lejojnë interesat ekonomike franceze, siç e tregoi qartë edhe gjatë zgjedhjes së kandidatëve për pozicionet kyçe të BE-së.

Për më tepër, ia vlen të kujtojmë se Macron u vu në krye të presionit për rregulla më të rrepta për “punëtorët nga jashtë” – veçanërisht ata nga Polonia dhe Hungaria – në vitin 2017, dhe se sulmi i tij më i ashpër ndaj populistëve të Europës Qendrore dhe Lindore u krye repartet e një fabrike franceze të Ëhirlpool që ishte planifikuar të transferohej në Poloni.

Historikisht, diplomacia franceze shkëlqen në pazare të mëdha. Por me Merkelin, Gjermania i ka shmangur marrëveshje të tilla, duke preferuar status quo-në ose ndonjë ndryshim shtesë, sepse në të kundërt ndodh të paguash “ekstra”. Nga ana e tij, diplomacia hiperaktive e Macron ekspozon një kompleks inferioriteti post-perandorak, simptomat e të cilit – qoftë Brexit apo Putinizëm – po pengojnë normalizimin e Europës dhe po pengojnë mobilizimin e BE-së për të balancuar Kinën dhe Shtetet e Bashkuara.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.