Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Johnson fiton bindshëm zgjedhjet në Britani, Laburistët me rezultatin më të dobët që nga 1935

Kryeministri Boris Johnson pritet të drejtojë Britaninë e Madhe edhe për një mandat të dytë, pasi sipas ?Exit Polleve? rezulton se ka marrë besimin e britanikëve.

Sipas një sondazhi të BBC, ITV dhe Sky News  Partia Konservatore e kryeministrit Boris Johnson ka marrë 368 vende në Dhomën e Ulët.

Ndërsa Partia Laburiste e drejtuar nga Jeremy Corbyn ka arritur të marrë vetëm 191 vende apo mandat, rezultati më i dobët që nga 1935, sipas dailymail.  Konservatorët sigurojnë 52 vende më shumë në Parlament, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse, ndërsa Laburistët shkojnë në 71 vende më pak

Zgjedhjet, të parat që mbahen në dhjetor në më shumë se 100 vite, janë të tretat në pesë vitet e fundit, pas atyre të 2015 dhe 2017.

Kjo shumicë e qartë, e ndihmon Johnson të kapërcejë ngërçin parlamentar që deri më tani e ka penguar të kalojë në kuvend marrëveshjen me BE për Brexitin që skadon më 31 janar.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore