Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Ndryshe

E pabesueshme/ Në hotele mund të vjedhësh çdo gjë, deri edhe dyshekun (FOTO)

Ndodh rëndom që kur ndodhemi në një hotel, veçanërisht kur ai është modern dhe luksoz, të marrim me vete pas ndenjes disa ?kujtime? nga dhoma.

Bëhet fjalë zakonisht për shampot ose sapunin e markës luksoze, setin e furçave, stilolapsat ose në maksimum, shapkat njëpërdorimshme.  Kujtime të padëmshme, madje përgjithësisht të toleruara nga vetë strukturat. Por jo të gjithë ndalojnë tek këto aksesorë, përkundrazi.

Raportimet për vjedhjen e peshqirëve dhe varësve të drurit për veshjet janë të shumta dhe më se normale, por nuk ndalen aty. Sipas të dhënave reale të mbledhura në portalin Ëellness Heaven mbi 1157 hotele me 4 ose 5 yje kryesisht në Europë,  sasia dhe shumëllojshmëria e sendeve të vjedhura është vërtetë e habitshme.

Ka nostalgjikë të momenteve të kaluara në dhomë që nuk preferojnë sendet materiale dhe vjedhin pllakën plastike ku ndodhet numri i dhomës tek dera. Por ka edhe nga ato që shndërrojnë hotelin me një dyqan pajisjesh hidraulike, dhe ja ku zhduken kokat e dushit të firmës së shtrenjtë, deri tek sistemi i hidromasazhit ose edhe lavamani modern.

Ka edhe ?zdrukthtarë?, si personat që kanë vjedhur elementët e drurit që përbënin një sauna në një hotel austriak në Salcburg, ose ato që thjesht ?riciklojnë? buqetat e luleve të freskëta dhe ia dhurojnë të dashurës. Shumë në modë nga raporti ishte vjedhja e pajisjeve për kafen, si dhe tabletat në hotelet më teknologjikë.

Këta persona duket sikur e kanë për zemër t?i rikthehen komoditetit që kanë përjetuar në hotel edhe në banesat e tyre, aq sa jo vetëm që marrin me vete jastëkun me pupla, por në disa raste kanë patur guximin të zhdukin edhe dyshekun duke përfituar nga kontrollet më të pakta të natës vonë, dhe ashensorët që zbresin direkt në parkingun ku ndodhej makina e tyre.

[gallery ids="938621,938620,938619,938618,938617,938612,938613,938614,938615,938616,938611,938610"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore