Vendim ekstrem i Kosovës për fituesin e çmimit Nobel në letërsi Peter Handke

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova ka vendosur të shpallë person “non grata” shkrimtarin austriak Peter Handke, i cili fitoi  çmimin “Nobel” në letërsi. Me një shënim në “Facebook”, Pacolli thekson se Handke nga sot nuk është i mirëpritur në Kosovë.

“Sot kam vendosur të shpall Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non grata. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm” – shkruan Pacolli.

Peter Hendke është një nga mbështetësit e Sllobodan Milosheviçit dhe politikave të tij kriminale e gjenocideve të bëra gjatë luftës së viteve 1990. Dhënia e çmimit Nobel për Handke solli kundërshti të forta dhe sulme ndaj Akademisë Suedeze e çmimeve Nobel nga shumë përfaqësues të lartë të shteteve, shkrimtarë e gazetarë.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.