Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

SHISH nxjerr sekretet, zbulohen udhëtimet e agjentëve në Estoni dhe Turqi

Veprimtaria e përditshme e Shërbimit Informativ Shtetëror konsiderohet sekrete. Madje, edhe raportet që bëjnë për agjencitë e zbatimit të ligjit janë po sekrete. SHISH ka si qëllim kryesor, sigurinë kombëtare si dhe pavarësinë e rendit kushtetues. Pra, për të mbledhur informacione që janë në dobi të interesave të vendit që të mos cënohet pavarësia e Shqipërisë.

Por, po sikur agjentët e saj të zbulohen në misionet sekrete?

Një investigim i Gazetës SHQIP në vitin 2016, alarmoi në atë kohë strukturat e këtij shërbimi. Me të drejtë, disa kohë pas publikimit të këtyre të dhënave, SHISH u tregua e kujdesshme për të fshehur pikërisht agjentët. Por, koha e tregoi që kujdesi kishte limite.

Gazeta SHQIP ka bërë sërish një vëzhgim për tenderët që kryen SHISH, ku ajo që ra në sy ishte sërish pakujdesia e Shërbimit në dhënien e informacioneve sekrete. Në të paktën dy raste, SHISH ka publikuar të dhëna të ndjeshme për agjentët e saj që dërgon në vende të ndryshme.

Sipas dokumenteve të SHQIP, ky institucion i drejtuar nga Helidon Bendo, po bën një tender me objekt "blerje bileta avioni dhe siguracion shëndetësor, me destinacion Tiranë ? Talin, Estoni -Tiranë?. Tenderi është zhvilluar në 20 nëntor, ndërsa kërkohen dy bileta avioni me këtë destinacion. Nisja është parashikuar që të bëhet në datën 25 nëntor 2019,  Tiranë ? Talin, Estoni dhe kthimi 27 nëntor 2019,  Talin, Estoni - Tiranë. Mësohet se të dy fluturimet të jenë me 1 transit dhe është kërkuar që biletat të jenë pa bagazh në klasin ekonomik.

Nisur edhe nga destinacioni, me të drejtë na lindin disa pyetje: Përse punonjës apo agjentë të SHISH udhëtojnë në këtë shtet, diku pjesë e Bashkimit Sovjetik? Në këtë shtet, 1/4 e popullsisë është ruse, ndërsa kufijtë e Estonisë janë pikërisht me Rusinë. A po dërgon agjentë SHISH në Estoni për zbulimin e agjenturave ruse? Natyrisht, kësaj pyetje mund t'i japë përgjigje vetëm SHISH, por ajo çka bie në sy është pikërisht zbulimi i udhëtimeve të agjentëve të saj në këtë shtet të largët, duke zbuluar datën apo edhe oraret e udhëtimeve.

Ndërkohë, tenderi i dytë i këtij Shërbimi është bërë me objekt "Tiranë ?Ankara, Turqi, Tiranë?. Tenderi është bërë në datën 19 nëntor, ndërsa SHQIP ka zbuluar se në këtë shtet do të udhëtojnë 3 persona, të cilët kanë të prerë edhe siguracionin shëndetësor. Ata do të nisen në datën 1 dhjetor nga Tiranë në Ankara dhe do të kthehen në datën 3 dhjetor 2019.

Ndryshe nga tenderi i parë, SHISH jep të dhëna të tjera, ku thotë se "udhëtimi i nisjes më datë 01.12.2019 nisja do të jetë në orën 08:55 dhe mbërritja transit në Stamboll në orën 12:40. Nisja nga aeroporti i Stambollit në orën 14.00 dhe mbërritja në Ankara në orën 15.25".  Udhëtimi në Turqi mund të ketë më shumë sens, duke zbuluar edhe ndonjë negociatë të mundshme për shqiptarët në kampet në Siri. Ose, për ndonjë operacion për ISIS!

Tenderi i tretë që siguroi gazeta Shqip është për siguracionin e "spiunëve" në të gjitha ambasadat. Në këtë rast, SHISH është treguar e rezervuar në dhënien e informacionit, por nisur edhe nga investigimi i mëparshëm i Shqip, mund të gjenden fare kollaj se ku kemi spiunë. Dhe, sa për rikujtesë, kemi agjentë në Kosovë, Belgjikë, Serbi, Itali, Greqi dhe Maqedoni. Gjithsej, Shërbimi ka 7 koordinatorë, të cilët, në total, kanë 11 pjesëtarë familje. SHISH ka kërkuar që 18 personat në fjalë tu sigurohet shëndeti.

[gallery columns="1" ids="937741,937742,937743,937744,937745,937746"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore