Me 8.6 milionë fitime në vit, ja ylli britanik më i paguari nga “Instagram” (FOTO)

Për të dytin vit radhazi, David Beckham është ylli britanik që fiton më shumë nga “Instragam”-i. Ish-futbollisti i famshëm thuhet se mund të sigurojë më shumë se 286 mijë puand për postimin e vetëm të një imazhi të sponsorizuar.

Për këtë vit, 44-vjeçari ka bërë 30 postime të tilla duke arritur që të fitojë 8.6 milionë paund. Shuma marramendëse është në rritje nga fitimet e vitit të kaluar, ku raportohet se ylli merrte 228 mijë paund për një postim.

Të dhënat nga “Buzz Bingo” e vendosin futbollistin të parin në listë nga yjet britanikë më të paguar nga “Instagram”. Ndërkohë ai ndiqet nga futbollisti tjetër i njohur, Gareth Bale, i cili thuhet se arrin deri në 166 mijë paund për postimet.

Ndërkohë ndër 30 postimet e sponsorizuara të Beckham këtë vit ishin reklamat për kompaninë e orës “Tudor Watch” dhe markën e veshjeve për meshkuj, “Kent & Curwen”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.