E kritikuan për mënyrën e prezantimit, personazhet e njohur të ekranit kanë diçka për t’i thënë Adrola Dushit

Modelja e njohur, Adrola Dushi, është kritikuar së fundmi për mënyrën e prezantimit te festivali “Kënga Magjike”. Ndjekës të shumtë në rrjetet sociale shkruanin se ajo nuk ishte për të prezantuar dhe se ka të tjera më të mira se ajo, për këtë punë.

Të shumtë ishin edhe ata që shpreheshin se pavarësisht prezantimit, Adrola i dha shkëlqim skenës me bukurinë dhe elegancën e saj.

Së fundmi, modelja bukuroshe ka vendosur që në rrjetet sociale të falenderojë publikisht dy personat që i kanë qëndruar pranë dhe e kanë mbështetur fort në këtë eksperiencë të re për të.

Fillimisht ajo i dedikoi disa fjalë të bukura mikes së saj më të mirë, modeles së njohur Xhesika Berberi.  “Me mijera sy me shihnin.. Ndjesia orienton shikimin.. pertej atyre mijerave shikimeve hasa ne vezullimin e veshtrimit tend.. Ti ishe krahu i gjithe ketyre neteve qe vetem me nje shikim me dhe ate qe mua me duhej! @xhesikaberberi”, shkruan Adrola krahas fotos ku shfaqet e përqafuar me mikeshën e saj.

Në këtë foto vihen re komentet pozitive që personazhe të njohur të ekranit i kanë lënë. “Ti je shumë e bukur nga jashtë dhe brenda. Urime e dashur”, i shkruan Arbana Osmani.

Ndërkohë vetë Xhesika i përgjigjet: “Jam shumë krenare për ty… ti ishe ai ylli qe shkelqente ne kete situat ❤️ sikur njerzit ta dinin si eshte Adrola Brenda …shume me e bukur se ajo jasht … je njeri i bukur ❤️ Te dua ❤️💕😘”.

Ndërsa në një foto me moderatorin e dashur të publikut shqiptar, Ardit Gjebrea, Adrola e falenderon atë për këtë mundësi që i dha. “Mirenjohje pa fund per kujdesin dhe dashamiresine qe ke treguar ndaj meje. Faleminderit qe me dhe mundesine te jem pjese e MAGJISE tende 🙏🏼”, shkruan ajo.

“Ti magjinë e ke në zemër ♥️”, i përgjigjet Gjebrea, ndërsa të tjerë i shkruajnë: “Padiskutim me e mira qe ka prezantuar Kengen Magjike ne te gjitha aspektet ! ❤️”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.