Dha dorëheqje nga AKEP/ Ilir Zela, letër Ruçit për presione dhe interesa monopoliste

Ilir Zela ish-kreu i AKEP i ka dërguar shkresën e dorëheqjes kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi. Teksa e falenderon për besimin që institucioni i Kuvendit i ka dhënë që prej vitit 2017, kur mori drejtimin e AKEP, Zela rrëfen edhe arsyet e dorëheqjes së tij. Në këtë letër që mban datën 2 tetor 2019, Zela shkruan se largimi nga detyra nuk lidhet me shkaqe personale, por lë të kuptojë se nuk ka lejuar të nëpërkëmbët nga presionet e interesave monopoliste.

“Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkëmben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP” – shkruan Zela.

Në vend të tij është propozuar me vendim të Këshillit të Ministrave, Tomi Frashëri, që deri më tani ka mbajtur postin e Shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama./dosja.al

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.