Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Caktohet seanca e parë e Kuvendit të ri të Kosovës, LVV - LDK ende pa marrëveshje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për shtyp, ka thërritur që seanca e parë e parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit të mbahet më 24 dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se ?Kryetari dhe Kryesia e Legjislaturës së Gjashtë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do të përgatisin propozimin e rendit të ditës për Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës?.

Mbledhja e parë e Parlamentit të ri mbahet 3 ditë përpara përfundimin të afatit një mujor pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatin e zgjedhjeve.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, as sot nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Më shumë se një orë ka zgjatur takimi në mes liderit të VV-së Albin Kurti dhe atij të LDK-së Isa Mustafa, e krejt çka të dy ata janë marrë vesh është intensifikimi i takimeve deri në arritjen e marrëveshjes finale.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore