“Asnjë mëshirë për…”, këngëtarja shqiptare shkruan në atlete mesazhin e fortë kundër meshkujve (FOTO)

Morena Taraku është një prej këngëtareve shqiptare më të komenuara në rrjetet sociale, për jetën e saj luksoze.

Në postimet e saj në rrjetet sociale, Morena nuk ngurron që të tregojë udhëtimet, veshjet dhe dhuratat luksoze që i bën vetes.

Por së fundmi, Taraku ka vendosur që nëpërmjet një postimi në “Instastory” të japë një mesazh përtë gjitha femrat. Ajo ka publikuar një fotografi ku tregon atletet që mban veshur dhe në to ka një shkrim “kundër” meshkujve.

“Asnjë mëshirë për meshkujt”, është fjalia e shkruar në atletet e saj. Ndërkohë kujtojmë se Morena është një nga personazhet e njohur që u solidarizua menjëherë me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

Madje ajo shkoi për të parë dhe për të ndihmuar nga afër disa nga familjet që mbetën jashtë, pasi shtëpitë e tyre u rrënuan nga lëkundja e fuqishme. Morena mblodhi edhe të ardhura për këto familje dhe u bëri thirrje fansave dhe kolegëve të saj, që t’u vinin në ndihmë personave që kanë nevojë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.