“Sapo i vrave zemrën një artisti”, ja mesazhi i Noizy-t për Ardit Gjebrean që u fshi (FOTO)

Pas ditë pasi u shpall fituesja e “Kënga Magjike”, reperi Noizy ka vendosur që të bëjë një reagim nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

Në këtë postim, ai ka ngritur kritika për votimin dhe fituesin, duke e shprehur kështu edhe mbështetjen e tij për Fifin, e cila në këtë edicion të festivalit u rëndit e dyta.

Noizy ka publikuar një video të shkurtër ku tregohet momenti pas votimit, ku një pjesë e publikut shperthen ne ovacione kur Ardit Gjebrea permend emrin e Fifit.

“FAKE 😁 besoj e degjuat rreagimin e salles kush e fitoj, po Ashtu si salla mendon dhe shumica e njerzve qe ju ndjekin Pas ekranit, të them të drejten nuk kam degjuar asnje kenge nga ky emision, Por gjithsesi jam une serisht ai qe ska frike të flas mbi pa drejtesite, ky nuk eshte thjesht biznes Por lendon zemren e nje artisti të vertet. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket qe je artist I vogel. Sepse duhet ta kuptosh qe Sapo i vrave zemren nje artisti duke ber me hile & duke pare intereset para drejtesise. Gjitha kto VOTIME JAN FAKE. 😚😁 KING ZINJO”, shkruan Noizy në postimin e tij, të cilin më pas ka vendosur që ta fshijë, pa treguar arsyen e këtij veprimi.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.