Nuk është më sekret, ja këngëtari i famshëm turk që do të bashkëpunojë Genta Ismajli (FOTO)

Prej disa javësh po qarkullon lajmi se këngëtarja shqiptare, Genta Ismajli, është duke bashkëpunuar me një artist turk për projektin e saj më të ri.

Madje mediat turke ishin të parat që mbushën faqet e gazetave duke shkruar se Genta po qëndronte në Turqi, pasi po përgatiste një bashkëpunim me një këngëtar të njohur dhe shumë të dashur për publikun.

Por vetëm sot, Genta ka vendosur që të zbulojë se për kë artist bëhet fjalë. Me anë të disa videove në “Instagram”, ajo ka treeguar se është fjala për reperin Eypio.

Ky i fundit është shumë i famshëm në Turqi dhe këngët e tij numërojnë miliona klikime në kanalin e “Youtube”. “Projekti surprizë i reperit të famshëm Eypio. Eypio po bashkëpunon me këngëtaren bukuroshe nga Kosova, Genta Ismajli”, thuhet në lajmin që ka postuar këngëtarja shqiptare.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.