Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Diaspora

Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani vetëm gjysmën e faturës

Shqiptarët ia kanë dalë të hapin biznese gati kudo në botë dhe kanë korrur mjaft sukses. I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki.

Emri i restorantit është “La bella Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restoranti do të paguani gjysmën e faturës.

Kjo mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.

Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po nderojnë gjuhën shqipe. Ata po promovojnë kulturën dhe  kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët, shkruan “Bota sot”.

Në këtë restorant gatuhen edhe ushqime finlandeze, por edhe shqiptare. Gjellërat shqiptare u pëlqejnë edhe finlandezëve, të pëlqyeshme edhe për vendasit.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore