Modelja e kolme e bën shtatzëninë të duket e lehtë, shfaqet në Nju Jork me taka e fustan të ngushtë (FOTO)

Ashley Graham është një nga modelet më të njohura, e cila nuk e ka aspak problem që të ekspozojë format e saj të kolme. Edhe tani që është në pritje të ëmbël, 32-vjeçarja është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku tregon barkun e rrumbullakosur.

Këtë të hënë ajo ka shkëlqyer në rrugët e Nju Jorkut, teksa u shfaq me një fustan të gjatë e të ngushtë që i nxjerrte në pah format e saj.

Ashley u shfaq me një fustan me lule dhe me një të çarë në njërën këmbë. Ndërkohë kishte veshur edhe një palë sandale me taka. Ndërkohë make-up ishte i lehtë dhe kishte theksuar buzët me të kuqe.

Kjo dalje e nënës së ardhshme vjen pasi tregoi emocionet e para të shtatzënisë dhe foli për seksin me bashkëshortin e saj, Justin Irvin. Ajo ka treguar se i pëlqen të lutet përpara se të bëjë dashuri, ashtu sikur edhe bashkëshortit të saj.

Gjatë intervistës për “A Little Late With Lilly Sing”, Ashley shtoi: “Thjesht bëni seks. Bëni seks gjatë gjithë kohës. Edhe nëse s’jeni në humor, thjesht bëni seks”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.