“Ka lezet, nuse deputeti”, Rudina Dembacaj tregon si ndihet një ditë pasi ishte në spital (FOTO)

Rudina Dembacaj postoi një ditë më parë një foto ku shfaqej në spital, teksa po merrte një serum. Ajo nuk zbuloi se çfarë kishte, thjesht tregoi krahët që i kishte të nxira.

Por sot duket se aktorja e njohur e ka marrë veten. Rudina ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një fotografi ku shfaqet e veshur plot stil dhe në formë të mirë.

Ndjekësit e saj të shumtë i komentojnë se i paska kaluar sëmundja dhe tani qenka mirë. Por në mesin e sumë komenteve të tilla bie në sy më pikanti.

Një fanse ka vendosur që t’i përmendë Rudinës lidhjen e saj të dashurisë, ku përflitet se tashmë është me ish-deputetin Mark Frroku.

Kujtomë se aktorja e njohur e ka pranuar vetë se është ndarë nga Aleksi dhe se mbajnë një marrëdhënie të mirë për shkak të vajzës së tyre, Viktoria.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.