Ju kujtohet Fatma me flokë brune? Ja si dukej moderatorja e njohur pak vite më parë (FOTO)

Moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”,aty ku publikon foto e video të ndryshme nga përditshmëria.

Gjithashtu Fatma me postimet e saj jep edhe këshilla për flokët e deri te këshilla për jetën. E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka ndarë me ndjekësit e shumtë një foto të disa viteve më parë.

Ndryshimi i moderatores së atëhershme me tani, janë vetëm flokët që dikur i kishte brune dhe aktualisht i ka bionde. Ndërkohë me këtë imazh ajo ka zbuluar edhe pasionin e madhe që ka për radion. Në të njëjtën kohë, Fatma u ka dhënë edhe një mesazh të gjithë të rinjëve.

Moderatorja u drejtohet atyre duke iu thënë se, “sa janë të rinj të investojnë në eksperiencën e tyre, dhe mos të nisën gjithmonë nga pagesa”.

“ashuria ime per radion lindi fal @gertaheta te ciles i trokita ne dere ne nje moment shume te veshtire timin, kur ajo ishte drejtoreshe e Kiss fm dhe me priti me shume dashuri ne audicion edhe pse nuk njiheshim. Qeshi me cdo batute timen dhe vleresoi fjalorin e pasur dhe oratorine. Me tha;

-Qe neser fillo ne emisionin e mengjesit, por ca kohe duhet te punosh pa pagese se jemi radio e vogel dhe jane percaktuar buxhetet tashme.

Une u hodha perpjete nga fjala “fillo neser” dhe nuk e degjova fare pjesen e pageses. Qe nga ajo dite e dashuroj radion pafundesisht.

Edhe pse ngrihesha cdo mengjes ne oren 5,30 se ne 6,40 duhej te isha ne studio edhe pse fillova pa pagese (Gerta gjithsesi ma sajoi nje buxhet me vone❤) une kete periudhe e quaj te arte…sepse punoja, kisha verdalle njerez fantastike dhe beja ate qe dashuroja.

Sa jeni te rinj investoni ne eksperiencen tuaj, mos u nisni gjithmone nga pagesa. Leket jane te rendesishme e di fort mire, por po aq e rendesishme eshte te investosh ne gjerat qe do.

Po ju do e benit apo e keni bere pa pagese, dicka qe e keni dashur fort?”, shkruan Fatma në postimin re saj, e cila ka marrë mijëra pëlqime dhe komente që bien dakord me fjalët e saj.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.