‘Foto pa pagesë’/ Murrizi e Hajdari takojnë zyrtarin e DASH, thumbojnë Ramën e Bashën

Nënkryetari i Kuvendit, Myslym Murrizi së bashku me kryetaren e grupit demokrat në Parlament, Rudina Hajdarin kanë takuar zyrtarin e DASH, David Kostelancik.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Murrizi ka publikuar dy foto, teksa nuk ka ngurruar të thumbojë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Sot në zyrën e Z David J Kostelancik. Një takim bashkë me ZJ Rudina Hajdari. Dhe dy foto miqësore pa pagesë”, shkruan Murrizi.

Kujtojmë që kryeministri Edi Rama akuzohet për lobim për një foto me ish presidentin e SHBA Barack Obama, e ndërsa kryedemokrati Basha për foton e tij me presidentin aktual Donald Trump.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.