‘Tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje’, si u gjet me fytin e prerë shqiptarja në Angli (Fotot)

Një shqiptar akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij pasi ishte xheloz për të. Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë në Oxford, ku Safie Xheta, 35 vjeçe, është gjetur e qëlluar për vdekje me thikë në kuzhinën e shtëpisë së saj.

Sipas raportit mjeko-ligjor aq e thellë ishte prerja në qafën e saj, saqë thuajse ishte shkëputur nga trupi. Pranë saj u gjet një letër, e cila mund të jetë shkruar edhe nga viktima, në të cilën shkruhej në shqip: tradhëtia shlyhet vetëm me vdekje.

Megjithatë, 46-vjeçari e mohon vazhdimisht se ka gisht në vdekjen e bashkëshortes së tij. Por pavarësisht dëshmisë së tij, ai mbetet i dyshuari kryesor pasi, sipas miqëve të çiftit, e ka dhunuar më parë atë.

Disa muaj para se të gjendej e vdekur, Safia i kishte treguar miqve të saj se bashkëshorti e kishte rrahur aq shumë saqë i kishte krijuar të nxira në fytyrë dhe i kishte thyer telefonin.

Sipas mikeshës së saj, Dorela Rehovës, gruaja kishte përjetuar dhunë pasi bashkëshorti i kishte gjetur mesazhe me miq nga Italia. Ajo shtoi se kohët e fundit, Fatosi ishte bërë “kontrollues” dhe “i dyshimtë” dhe mendonte se gruaja e tij e tradhëtonte.

Çifti ishte martuar me shkuesi në Shqipëri, dhe disa muaj pas martesës kishin shkuar të jetonin në Itali. Më pas ata ishin zhvendosur në Angli.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.