Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

“Në modë janë dashnoret”/ Berti xhelozon Nora Istrefin me këtë moderatore (FOTO)

Robert Berisha ishte i ftuar pasditen e sotme në studion e ?Ftesë në 5? me Bieta Sulon, nga ku nuk kishte se si të mos komentonte thashethemet dhe të gjitha lajmet që kanë qarkulluar gjatë gjithës kohës për marrëdhënien me nënën e vajzës së tij, këngëtaren Nora Istrefi.

I pyetur nga Bieta, Roberti preferoi ta quante një pauzë këtë moment në marrëdhënien e tyre, duke theksuar se çfarëdo të ndodhë më tej, Nora dhe e bija do të jenë gjithnjë pjesë e jetës së tij.

Sa i përket zërave se është në lidhje me dikë tjetër, këngëtari nuk u prononcua, por pohoi se ?dashnoret? janë shumë në modë, madje sipas tij, të gjithë shqiptarët e kanë nga një të tillë. Thënë këtë, kjo do të jetë edhe fabula e këngës së tij më të re që pritet të lançohet së shpejti.

Robert Berishës iu desh t?i përgjigjej dy pyetjeve që gazetarët Elona Duro dhe Eraldo Rexho ngritën për të përpara se të largoheshin nga studio. ?Cilën prej moderatoreve shqiptare do të dojë të strehoje në shtëpinë tënde, pas situatës së krijuar nga tërmei?, ishte kjo pyetja që Elona dëshironte t?i drejtohej Robertit, e ky i fundit me shumë diplomaci e humor tha emrin e vet moderatores.

Më tej ai sqaroi se në të tilla situata do preferonte që të strehonte familje që realisht do kishin nevojë për mbështetje, pasi moderatorët dhe artistët i kanë mundësitë financiare dhe akomodohen lehtësisht. Robert Berisha u vu përballë disa situatave shumë ngacmuese. Mes  mundësisë për një bashkëpunim të suksesshëm dhe fitimprurës me Tunën ose  realizimin e disa koncerteve të lodhshëm, këngëtari zgjodhi opsionin e dytë, duke e justifikuar në këtë mënyrë përgjigjen e tij.

?Tuna është një këngëtare shumë e mirë dhe ndoshta kishte dalë një bashkëpunim interesant, por unë nuk kam qejf ta fitoj lekun pa u lodh? kështu që më mirë të lodhem e fitoj lekë, sesa të bëj lekë me një këngë??!

[gallery ids="900909,885393,885390,885386,885387,885389,922538,900908,885391,885388,885394,885392,885397,900901,912978,912984,921933,922537,935873,935872,935870"]

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore