Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Çfarë ndodhi në Shijak?! Policia jep detaje të operacionit ndërkombëtar (FOTO)

Forcat RENEA kanë zbarkuar këtë të hënë në Shijak, ku ka në zhvilluar kontrolle në disa banesa.

Mësohet se gjatë këtij operacion ndërkombëtar, i koduar ?ROMANO 2017", janë arrestuar me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?.

Tre të arrestuarit mësohet se janë: Luan Bodlli, 41 vjeç, Florenc Mema, 30 vjeç. Demokrat Çizmja 27 vjeç

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe FNSH-në, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interforcës italiane në Shqipëri.

Lokalizohen, kapen dhe arrestohen me qëllim ekstradimi tre shtetas të kërkuar nga drejtësia italiane, për veprën penale ?Trafikim i lëndëve narkotike?.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Durrës dhe në Itali.

Gjatë operacionit janë ekzekutuar 18 masa sigurie dhe për njërin është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të përbashkëta që Policia e Shtetit zhvillon me homologët për goditjen e veprimtarisë kriminale, si dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga ana e Seksionit per Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, FNSH-në dhe Komisariatin e Policisë Durrës, në koordimin mes Interpol Tirana dhe Interfocës italiane në Shqipëri, u finalizua me sukses Plan ? Operacioni ?ROMANO 2017?, si rezultat i të cilit u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

* F. M., 30 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

? D. Ç., 27 vjeç, banues në Gjepalaj Durrës.

? L. B. 41 vjeç, banues në Xhafzotaj Durrës.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është njoftuar nga Interpol Roma se këta shtetas janë shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Komanda Provinciale Karabineri e Bergamos, Itali ka programuar ekzekutimin e masës së sigurisë "Arrest në burg", dhënë nga Gjykata e Bergamos, Itali, për veprat penale ?Trafikim i lëndëve narotike?, për 16 shtetas shqiptarë, italianë dhe marokenë.

Operacioni është zhvilluar në të njëtën kohë edhe në Itali, ku si rezultat në Itali janë kapur dhe arrestuar 12 shtetas shqiptarë, italinë e marokenë, si dhe janë ekzekutuar edhe tri masa sigurie, dy prej të cilave "Detyrim paraqitjeje" dhe një "Arrest në shtëpi".

Ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi nuk u gjet në banesë gjatë kontrollit të ushtruar nga FNSH-ja në Durrës.

Hetimi për këtë grup kriminal ka nisur në vitin 2017, pasi dyshohet se ky grup kryente trafikim të lëndëve narkotike nga vende të ndryshme drejt Italisë.

Edhe gjatë këtij operacioni Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë profesionalizmin dhe vendosmërinë e saj për të bashkëpunuar me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar.

[gallery ids="935291,935292,935293"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore