Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Bushati debat me Spiropalin: Qytetarët i besojnë më shumë një imami sesa qeverisë

Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin ?Open? në Top Channel mes analistit Andi Bushati dhe ministres Elisa Spiropali.

Debati nisi kur Bushati tha se imami Elvis Naçi ka mbledhur para më shumë se qeveria sepse njerëzit nuk i besojnë qeverisë.

Ja replikat

Bushati: Normalisht është e rëndësishme që të dihet nga vijnë ato lekët që thotë Spiropali për hir të transparencës. Ajo që është më shqetësuese është se Elvis Naçi grumbullon më shumë para se qeveria. Kjo do të thotë që qytetarët i besojnë më shumë një imami, prifti quajeni si të doni, më shumë sesa qeverisë

Spiropali: Qeveria nuk është shoqatë bamirësie. Qeveria ka mbledhur nga vendet partnere që janë solidarizuar me ne

Bushati: Po e them në kontekstin e besueshmërisë. Unë si qytetar dhuroj tek Elvis Naçi dhe jo tek qeveria. E kupton ku ka shkuar puna. Elvis Naçi ka grumbulluar 10 fishin e qeverisë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore