Bota po armatoset, në krye sërish amerikanët

Prodhimi botëror i armëve është shtuar. Sipas studimit të Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes”, 100 koncernet kryesore të armatimit i kanë rritur sërish fitimet. Edhe viti 2018 ka qenë vit i “mbarë” për 100 koncernet më të mëdha të armatimit në botë.

Fitimet e tyre janë rritur. Në total fitimi i tyre arriti vlerën e 420 miliardë dollarëve, 4,6% më shumë se në vitin 2017. Krahasuar me fitimet e vitit 2002, madje fitimet në sektorin e armatimit në botë kanë pësuar një rritje prej 47%. Ky është konstatimi i “Institutit të Stokholmit për Studimet Ndërkombëtare të Paqes”, SIPRI në studimin e publikuar për fitimet e 100 koncerneve kryesore botërore.

Në vendet e para renditen pesë koncernet më të mëdha amerikane. Edhe ato europiane i kanë rritur fitimet, edhe pse me 0,7%. Ato arritën një xhiro prej 102 miliardë dollarë, kurse fitimet e firmave ruse kanë rënë me 0,4%, gjithsej 36,2 miliardë dollarë. Për herë të parë nga viti 2002 janë sërish pesë koncerne amerikane që kryesojnë grupin e koncerneve më të mëdha të armatimit. Fitimet e tyre zënë 35% të xhiros së 100 koncerneve kryesore në botë.

Në vendin e parë qëndron koncerni Lockheed Martin, i cili e rriti fitimin me 5,2% në vitin 2018. Shtimi i fitimit i dedikohet rritjes së shitjeve të avionit luftarak, F-35 për qeverinë amerikane dhe vende të tjera.

Koncerni i dytë më i madh, Boeing me një xhiro prej 29,3 miliardë dollarësh amerikanë i ka rritur fitimet, sipas një dokumenti të administratës shtetërore amerikane “për shkak të një konkurrence strategjike ndërshtetërore”.

Në këtë dokument thuhet, se qeveria amerikane i del ballë konkurrencës me sfiduesit e saj, Kinën dhe Rusinë. Qeveria amerikane ka marrë angazhimin në vitin 2017 që ta zgjerojë programin e saj ushtarak.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.