Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përse Kejvina Kthella nuk u bë pjesë e Italia 1?! Ja si është e vërteta

Kejvina Kthella është një nga personazhet që pushtoi menjëherë vëmendjen e të gjithë teleshikuesve shqiptarë me daljen e saj të parë në ekran.

Natyrale dhe e drejtpërdrejtë, duhet thënë se Kejvina korri goxha sukses, madje iu desh të largohej nga Shqipëria për tu bërë pjesë e një televizioni italian.

Por diçka ndodhi dhe Kejvina na surprizoi duke u bërë pjesë e spektaklit ?Dance With Me?, ku është ndër personazhet pretendente për të fituar.

Mirëpo ç?ndodhi me pjesëmarrjen në ekranin italian?

Së fundmi në media u publikua një video, e emisionit ?La Pupa e il Secchione e Viceversa? ku Kejvina shfaqej duke folur italisht e veshur vetëm me bikini.

Lajmi u shpërnda shumë shpejt në rrjet se bukuroshja e ekranit shqiptar do të bëhej shumë shpejt pjesë e emisionit të famshëm në Italia 1. Kishte dhe zëra që thanë se Kejvina nuk do të ishte pjesë e ?La Pupa e il Secchione e Viceversa?, por si qëndron e vërteta?

E ftuar këtë të diel në "E diell", Kejvina ka treguar për inlife.al se nuk do mund të jetë pjesë e emisionit italian dhe shkak ishte edhe pjesëmarrja në ?Dance with me?, kjo për shkak se nuk mund të ndiqte dy programe edhe pse në video ka qenë në casting për emisionin, ku edhe u përzgjodh.

"Nuk kam mashtruar kurrë asnjeri. Kam pasur projektet e mia në Itali. Më pas më është kërkuar që të marrë pjesë në "Dance With Me". Dhe nga Shqipëria dhe nga "Xing me Ermalin", jam kjo që jam dhe nuk doja që të prishja marrëdhëniet me Shqipërinë time. Emri im ekziston në projekte në Itali", u shpreh ajo.

[gallery ids="934694,907270,917783,905732,907269,932889,917777,895113,907267,900607,907268,877548,907272,907266,907265,932887,907264,884918,932890,877546,877545"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore