Paparacët kapin keq Beckham, shihni si e parkon makinën luksoze legjenda e futbollit (FOTO)

Legjenda e futbollit, David Beckham është kapur mat nga paparacët në Londër, teksa parkonte te vijat e verdha, ndërkohë që mbante në dorë edhe telefonin.

44-vjeçari u fotografua duke shkruar një mesazh dhe po priste në makinë, duke injoruar shoferët e tjerë që po prisnin të kalonin. Edhe pse nuk e kishte parkuar mjetin në vend të sigurt, ylli vazhdonte të shkruante i qetë mesazhin.

Babai i katër fëmijëve ishte me makinën superluksoze, “Mercedes-AMG G63”, e cila kushton 150 mijë paund.

Sipas “Daily Mail”, kjo ngjarje është regjistruar më 28 nëntor rreth orës 3.57 të pasdites në jug të Kensington.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.