Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

“Karroceria e djallit”, Serbia prezanton 17 helikopterët e rinj ushtarakë rusë

Ushtria e Serbisë vazhdon të fuqizohet me mjete dhe armatime nga Rusia. Presidenti Aleksandër Vuçiç prezantoi flotën e re me 17 helikopterë luftarakë në aeroportin e Batajnicës.

?Kur i shikoni këto mjete, mund të dalloni pse janë për t?u pasur frikë dhe prandaj disa i konsiderojnë si ?karroceria e djallit?, u shpreh kreu i shtetit serb.

Vuçiç më tej shtoi se ndihet krenar që këta helikopterë janë në Serbi dhe premtoi se do të përdoren për të ruajtur territorin dhe qiellin e vendit. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për koston, presidenti serb tha se mjetet fluturuese janë blerë me shumë ulje nga Rusia.

Bëhet fjalë për modele Mi-35M, Mi-17 dhe Airbus H-145.

Ndër të tjera Vuçiç tha se përkundër paralajmërimeve të Shteteve të Bashkuara, Serbia do të vazhdojë me fuqizimin e ushtrisë dhe për këtë falënderoi Moskën./A2

[gallery ids="934240,934230,934231,934232,934233,934234,934235,934236,934237,934238"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore