Vrau asistentin e Nënë Terezës, dënohet me burg përjetë “bisha” e judos (Fotot)

Mark Bloomfield kishte pasur një karrierë domethënëse në botën e vullnetarizmit në vendet më të varfra të botës, Indi dhe Afrikë mbi të gjitha, duke qenë për disa kohë edhe asistenti special i Nënë Terezës në vitet e fundit të shenjtores shqiptare.

Nga një prej këtyre vendeve kthehej Mark në korrik, kur u vra në një lokal të Swansea në Wells, në moshën 54-vjeçare, pasi nuk mund t’i mbijetonte plagëve të sulmit të çmendur, për një arsyeje po aq të çmendur, të një eksperti të arteve marciale.

Bloomfield u sulmua barbarisht për një keqkuptim fatal, kur gota e tij preku krejt aksidentalisht, sipas filmimeve, të pasmet e të fejuarës të 61-vjeçarit Colin Payne, element i njohur për agresivitetin e tij dhe ekspert në judo.

Pas sulmit, fatal, Payne kishte tentuar të shkatërronte sistemin e kamerave të lokalit, por forcat e rendit kishin arritur të merrnin filmimet përkatëse.

Dje, juria e Gjykatës së Swansea nuk e pati vështirë të dënonte Payne me burgim të përjetshëm, ku për të paktën 15 vitet e parë nuk do të ketë mundësi të kërkojë reduktimin e masës.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.