Samiti i OSBE-së/ Rama shmang daljet publike me Gent Cakajn (VIDEO)

Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj duket se është shmangur tërësisht nga kryeministri Rama, në eventin më të rëndësishëm të diplomacisë shqiptare ndërvite, siç është marrja e kryesimit të OSBE nga Shqipëri

Hijet e para të dyshimit se marrëdhëniet mes tyre janë ftohur, kishin nisur të qarkullonin nëpër media, por këtë premte u vulos me daljet publike të Ramës. Nuk dihet me siguri se çfarë ka ndodhur mes tyre, por dështimi me çeljen e negociatave mund të jetë një arsye e prishjes së marrëdhënies Rama-Cakaj. Kryeministri është zhgënjyer sëtepërmi nga Cakaj, për të cilin luftoi aq shumë me Metën për ta bërë ministër, sa si zgjidhje përfundimtare vendosi t’i jepte kompetencat e Ministrit në Detyrë.

Kjo është vënë re që në videon e parë të publikuar nga kryeministri Rama në kanalin e tij ERTV, ku shfaqet ekipi shqiptar në Bullgari duke u përgatitur për Samitin e marrjes së kryesimit të OSBE. Në video dallohet kryeministri Rama me këmbët kryq, Endri Fuga si dhe 2 këshilltarë të tjerë. Ndërkohë që nuk ka asnjë shenjë të personit që drejton diplomacinë shqiptare, zotit Cakaj.

E njëjta histori është edhe në videon e dytë të transmetuar në ERTV, ku Kryeministri Rama mban fjalën e marrjes së stafetës të Presidencës së OSBE. Aty shfaqet shkarazi pak sekonda Cakaj, dhe fjalimi i këtij të fundit nuk transmetohet.

Por ajo që u vë edhe “vulën” këtij anashkalimi është videoja e tretë e publikuar nga kryeministri Rama në faqen e tij në Facebook, e shoqëruar me statusin “Me skuadrën shqiptare pas marrjes së stafetës🤗”. Ndërsa në video dallojmë sërish Endri Fugën dhe disa këshilltarë të tjerë, Gent Cakaj sërish nuk duket gjëkundi.

E teksa Rama u mundua ta shmangë shfaqjen e Cakajt në këtë aktivitet, nga ana tjetër vetë ministri i Jashtëm u mundua të tregojë praninë e tij në këtë eveniment duke postuar edhe foto e video.

Ndryshe nga 11 muaj më parë, ku kryeministri Rama e prezantonte dhe e mbronte me aq pompozitet si njeriun e duhur për të drejtuar Diplomacinë Shqiptare, sot figura e Cakajt është thuajse e venitur dhe totalisht e pafuqishme.

Vlen të kujtojmë edhe konferencën e përbashkët të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të rajonit, të organizuar nga ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ku në nivel ministrash i pranishëm ishte vetëm Behgjet Pacolli. Edhe në atë aktivitet u braktis nga Edi Rama.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.