Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Pamje të rënda/ I bënë pabesinë policisë, shihni si vriten në mes të fushës 4 përdhunues

Policia indiane tha se katër burra të dyshuar për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje në jug të Indisë, u qëlluan për vdekje gjatë rindërtimit të skenës së krimit. Të katër burrat ishin në paraburgim dhe nuk janë akuzuar zyrtarisht për ndonjë krim.

Shefi i policisë, Hyberabad Sadzhanar, i tha BBC-së se policia kishte dërguar të akuzuarit në vendin e krimit, për të rindërtuar atë që kishte ndodhur.

Policia qëlloi drejt tyre, kur ata u përpoqën të rrëmbenin armët e oficerëve dhe të ikin. Për pasojë, dy policë u plagosën. Trupi i djegur i viktimës 27-vjeçare u gjet javën e kaluar, pasi u raportua e zhdukur.

Rasti ngjalli zemërim dhe protesta në të gjithë Indinë për mosveprimin e policisë. Pas njoftimit për vrasjen e të dyshuarve, rreth 300 njerëz u mblodhën në vendin e krimit në Shadnagar, për të lavdëruar policinë.

Megjithatë, në Nju Delhi, disa monitorues e kanë dënuar vrasjen nga ana e policisë.

"Ky lloj i drejtësisë është i rremë. Vrasjet e tyre janë për të na mashtruar dhe ndalur kërkesat tona për përgjegjësi nga qeveria, gjyqësori dhe policia, dhe për dinjitet dhe drejtësi për gratë. Ne kërkojmë që kjo të ekzaminohet në detaje", tha sekretarja e Lidhjes së Grave Progresive, Kavita Krishnan.

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="933155,933156,933157,933158,933159,933160,933161,933162,933163,933164,933165,933166,933167,933168,933169,933170,933171"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore