Nuk e anuloi Meta tubimin e 8 Dhjetorit, por Gjendja e Jashtëzakonshme

Një ditë përpara se tërmeti i fuqishëm të godiste Shqipërinë, kreu i shtetit deklaroi se në 8 dhjetor do të niste një valë protestash, sipas tij deri në realizimin e një referendumi.

Madje, si pikënisje të lëvizjes së tij për referendum, Meta deklaroi sheshin Demokracia në “Qytetin Studenti”. Por, tashmë kjo protestë është anuluar nga vetë Ilir Meta.

Në fakt, Gazeta Shqip shfletoi kushtetutën dhe pa që Meta nuk e ka anuluar tubimin, por atij ja ndalon ligji për tubimet në Gjendjen e Jashtëzakonshme.

Në nenin 170 të Kushtetutës në kapitullin për Gjendjen e Jashtëzakonshme është e shkruar qartësisht se nuk lejohen tubime, referendume, madje edhe zgjedhje vendore.

Këto të fundit mund të zhvillohen vetëm në zona që nuk i përkasin perimetrit të Gjendjes së Jashtëzakonshme. Ndaj, karta e Metës për një tubim në Tiranë është djegur, sepse Tirana përfshihet në hartën e Qeverisë së Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Gjithsesi, pengesa ligjore ka edhe një tjetër hap pozitiv për kreun e shtetit. Sepse asnjë nismë ligjore për shkarkimin e tij nuk mund të kryhet, çka do të thotë se për 30 ditë, aq sa është afati i parë i Gjendjes së Jashtëzakonshme nuk mund të ketë shkarkim të tij.

E thënë ndryshme, Komisioni Hetimor i Kuvendit për shkarkimin e kreut të  shtetit duhet të vendosë një tjetër shtyrje të afatit, ndërsa më parë ishte marrë vendim përmes votimit që të mos kishte më shtyrje, por të veprohej me faktet ekzistuese.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.