Ka flirtuar me 12 vajza gjatë xhirimeve të një klipi, Sergio zbulon shifrën marramendëse që ka marrë…

Këngëtari i njohur shqiptar, Sergio, ka folur së fundmi për jetën e tij profesionale dhe atë private. Teksa tregonte se si e refuzoi bashkëpunimin me Era Istrefin dhe se kishte flirtuar me 12 vajza në një nga xhirimet e videoklipeve të tij, këngëtari foli dhe për fitimet e këngëve të tij.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, Sergio tha se nga kënga e tij “Dije zemër”, e cila shënon diku tek 20 milionë shikime në “Youtube”, kishte fituar një shumë të mirë parash që e ndihmonte edhe të bënte një jetë luksoze.

“Kam marrë diku tek 30 mijë euro për këngën ‘Dije zemër’. Vetëm për një këngë, llogarite për të tjerat”, shpreh këngëtari.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.