Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Humbi të fejuarën nga tërmeti, Greg Rama dedikim prekës: Zemra e një mashkulli...

Pak orë pasi Shqipërinë e kishte goditur tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe po rritej pak nga pak numri i viktimave, përmes një postimi në Instastory, djali i kryeministrit Rama, Gregu shkruajti se kishte humbur një person të afërm dhe familjen e saj nga tërmeti në Durrës. Bëhej fjalë për Kristi Reçin e cila humbi jetën në rrënoja me prindërit dhe vëllanë.

Media italaine dhe ajo amerikane shkruan më pas duke e cilësuar vajzën e re si të fejuarën e djalit të kryeministrit, lajm që e kishin konfirmuar nga zyra e shtypit e Kryeministrisë.

Vetë Rama kur u pyet dy netë më parë nga gazetari italian në emisionin ?Porta e Porta? të Bruno Vespës, e pranoi për herë të parë se Kristi ishte fejuara e djalit të tij Gregor Rama.

Ndërsa Gregu, ka bërë një tjetër postim pak orë më parë në Instagram, ku ka vecuar një nga shprehjet në anglisht të Van Gogut.

"Zemra e një mashkulli i ngjan shumë detit, ka stuhitë e tij, ka baticat e tij dhe në thellësi ka xhevahirët e tij gjithashtu"

[gallery ids="932807,932803,932805,932806,932808,932804,932809,932810,932811,932812"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore