FOTO/ Merkel kalon portën famëkeqe, pamjet e rralla nga kampi i Aushvicit

Angela Merkel vizitoi për herë të parë kampet e përqendrimit të Aushvic, në 14 vite si kancelare e Gjermanisë. Regjimi nazist torturoi dhe vrau miliona persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin hebrenj.

Merkel bashkë me kryeministrin polak, Mateusz Moraëiecki që është njëherësh dhe i mbijetuar i kampit, kaluan portën famëkeqe sipër së cilës shkruhet “Puna është liri”.

Vizita e kancelares vjen pas rritjes së anti-semitizmit në Gjermani dhe përpara përvjetorit të 75 të çlirimit të kampit. Në vetëm dy muajt e fundit, dy persona janë vrarë pranë një sinagoge në lindje të vendit. Autori pranoi se veproi për motive anti-semitike

Merkel dhe Moraëiecki nderuan viktimat e Holokaustit duke vendosur kurora me lule në monumentin “Muri i Vdekjes” të bllokut 11 në memorialin e kampit Aushvic.

Gjatë kësaj vizite, Merkel njoftoi se qeveria gjermane do të dhurojë 60 milionë euro për të ndihmuar në ruajtjen e këtij vendi që dëshmon makabritetet e regjimit nazist.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.