Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Salvini braktis “dashurinë” e tij të madhe, “është turke”(FOTO)

S`ka më Nutella për Matteo Salvinin, thotë shtypi Italian: Qëkur zbuloi se për kremin e tij të çokollatës Ferrero përdor lajthi turke, kreu i Legës ka vendosur të ndryshojë produkt për të mbështetur vetëm prodhimet vendase.

Kur një grua i sugjeroi të hante Nutella kundër të ftohtit, Salvini u përgjigj: ``Nutella jo, e kam ndryshuar! Sepse zbulova që përdorin lajthi nga Turqia dhe unë preferoj të ndihmoj sipërmarrjet që mbështesin produktet italiane, të ndihmoj fermerët italianë, sepse ka nevojë. Në vend të Nutellës, më mirë ha bukë, sallan e ndonjë sardele?.

Dhe të mendosh, vazhdojnë mediat vendase, që një vit më parë, në ditën e Santo Stefano, Salvini postonte një selfie duke shijuar bukë të lyer me Nutella, dhe këtë gjë, e bëri edhe për Pashkë!

[gallery bgs_gallery_type="slider" ids="933265,933258,933261,933259,933267,933268,933260,933269"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore