Bella Hadid “rrezikon” me fustanin e mëndafshtë, të gjithë kthejnë kokën për ta parë (FOTO)

Ajo është e njohur për pamjen e saj të përsosur dhe për stilin mjaft elegant. Është fjala për super modelen, Bella Hadid, e cila së fundmi ka kthyer kokën e të gjithëve nga vetja, gjatë një darke në The Setai Miami Beach me Kendall Jenner.

Për këtë darkë, 23-vjeçarja kishte zgjedhur një fustan të zi mëndafshi, i cili i ekspozonte shpinën dhe kishte një ndarje të gjatë deri te kofshët, duke rrezikuar kështu që të zbulonte më shumë seç duhej.

Ajo ecte plot elegancë me fustanin e errët, teksa e kishte kombinuar me një palë sandale me taka, me një detaj mjaft të veçantë. Në sandalet e saj duket qartë se si është krijuar një zemër. Ndërkohë flokët e gjata i mbante të lëshura dhe kishte bërë një makijazh të lehtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.