Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

Aktorit të famshëm turk i “ikën” truri nga gazetarja bukuroshe, ja çfarë i kërkon gjatë intervistës (FOTO)

Aktori i famshëm turk, Can Yaman, ka qenë së fundmi në Spanjë, aty ku është takuar me fansat e tij të shumtë si dhe ka marrë disa kërkesa për të dhënë intervista.

Fillimisht Can nuk ka pranuar, por më vonë ka ndryshuar mendje. Dhe e gjeni dot se pse ka ndryshuar mendim? Ka parë se kush do të ishte personi që do ta intervistonte. Ajo është gazetarja bukuroshe, Violeta Mangrinan.

Madje që në hyrje të intervistës, Can e ka komplimetuar atë duke i thënë se është shumë e bukur. Madje në mediat turke e spanjolle ka bërë shumë bujë momenti kur aktori i famshëm i ka kërkuar gazetares që t'i bëjë një guidë turistike në Spanjë.

Gjatë intervistës aktori me shaka i është drejtuar Violetës: “Je kandidate për t'u bërë e dashura ime?”. Por gazetarja u përgjigj se ka një të dashur duke e zhgënjyer kështu aktorin.

[gallery ids="933118,933119,933120,933117,933121,933122,933123,933124,933125,933126,933127,933128"]

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore