U kap mat dorë për dore me një femër tjetër, këngëtari i famshëm i kërkon falje gruas: Isha i pirë… (FOTO)

Pak javë më parë, disa fotografi të Justin Timberlake në një bar në Nju Orleans, i shoqëruar nga aktorja Alisha Wainwright, u përhapen menjëherë në rrjet.

E pastaj qarkulluan lajmet se këngëtari i famshëm po tradhtonte b ashkëshorten e tij, Jessica Beil, me të cilën është i martuar prej 7-vitesh.

Duke iu rikthyer fotove, Justin dhe Alisha ishin në xhirimet e filmit të tyre të ri, ku luajnë rolin e një çifti të dashuruar dhe ishin të shoqëruar edhe nga një pjesë e kastit të filmit. Justin i kishte kthyer disa gota dhe të gjithëve i bëri përshtypje fakti që aktorja, Alisha, i kishte vendosur dorën e saj mbi gju.

Madje në disa foto dukej se ai i kishte kapur dorën aktores poshtë tavolinës dhe ia shtrëngonte. Kjo bëri që të nënkuptohej se mes tyre ka diçka më shumë, jo vetëm kolegë.

Por mesa duket këto fotografi dhe lajmet për një tradhti të mundshme, kanë bërë që të ndidhet keq. Për këtë arsye, Timberlake ka vendosur që këtë situatë ta sqarojë nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

Këngëtari i famshëm i ka kërkuar publikisht falje bashkëshortes së tij, duke thënë se i vinte keq për atë që kishte ndodhur dhe u justifikua se kishte qenë i pirë.

“Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time atë natë. Duhet të kisha treguar kujdes. Ky nuk është shembulli që dua t’i jap tim biri. I kërkoj falje gruas sime të mrekullueshme që e vendosa në një situatëkaq të sikletshme dhe do të përqëndrohem të jem bashkëshorti dhe babai që gjithmonë kam dashur të jem”, shkroi Justin në një status në “Instagram”.

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.