Shkatërrimi nga tërmeti/ Qeveria ndryshon projektbuxhetin, 200 mln $ për rindërtimin e shtëpive

Qeveria ndryshoi në minutat e fundit projektbuxhetin e vitit 2020 duke programuar 200 milionë dollarë për ndërtimin e banesave dhe veprave publike që u dëmtuan nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Fondi prej 200 milionë dollarësh i rindërtimit vjen si shtesë në shpenzimet e programuara të buxhetit 2020, jo nga shkurtimi i shpenzimeve të tjera.

Por si qeveria planifikon ti gjejë këto para? Gjysma ose 100 milionë dollarë vijnë nga rritja e huamarrjes nga 290 milionë dollarë që ishte parashikuar në 390 milionë dollarë. Por sipas ahmetaj kjo rritje e huamarrjes nuk e ndryshon trajektoren e borxhit publik ndaj Prodhimit kombëtar, pasi borxhi do te vazhdoje te ulet.

Gjysma tjetër e fondit vjen nga donacionet. Deri më tani qeveria ka grumbulluar gati 40 milionë dollarë nga donacionet, ndërkohë që pret shumë më tepër.

Sipas Ahmetaj plani i qeverisë është që deri në krishtlindjet e këtij viti të ketë hequr të gjitha inertet nga qytetet e dëmtuara, ndërsa deri në krishtlindjet e vitit të ardhshëm të ketë ndërtuar banesat për të paktën 80 për qind të qytetarëve që kanë mbetur të pastrehë./ Top Channel

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.