Rezidenca që do t’ju mahnisë! Ish-presidenti amerikan blen super vilen, pronari i uli çmimin… (FOTO)

Barack Obama duket se ka mbyllur marrëveshjen për blerjen e një rezidence të madhe me shtatë dhoma gjumi në Martha’s Vineyard.

Ish-presidenti dhe ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, morën çelësat për mega-shtëpinë e tyre, të cilën e pëlqyen që nga pushimet verore vitin e kaluar.

Ndërkohë pronari Wyc Grousbeck e nxori atë në shitje dhe Obama e Michelle nuk pritën për ta blerë. Rezidenca fillimsht doli në treg me çmimin 14.850.000 dollarë, por TMZ ka raportuar se familja Obama ka arritur që ta marrë më lirë.

Prona e madhe ka një pishinë, ndërkohë në ambientet e jashtme mund të shihet një peizazh i bukur i plazhit të saj privat.

“Është një shtëpi e jashtëzakonshme në një mjedis absolutisht të mrekullueshëm”, tha agjenti i listës Tom Wallace, duke shtuar se “privatësia është një tipar kryesor i pronës”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.